Këshilla për vozitjen në dimër

Që nga dje ka filluar sezoni dimëror për shoferët, deri me 15 mars makina duhet të jetë e pajisur në mënyrën e duhur për të dalë në rrugë. Përveç ndërrimit të gomave të verës me ato të dimrit, rekomandohet që të pastrohen mirë xhamat e makinës para se të filloni vozitjen, ndërsa duhet të përdorni një çakmak për ta nxeh pjesën e dorezës së makinës në rast se është ngrirë.

Marketing

Gjithashtu kujdes që të mbathurat të jenë të terura, pasi këpucët e mbuluara me dëborë mund të rrëshqasin në pedalet e makinës. Kurse gjatë vozitjes duhet të bëni manovra të kujdesshme, pasi distanca e ndaljes është dhjetë herë më e gjatë në akull dhe dëborë. Shpejtësia e dytë është më e preferueshme në terrenet e mbuluara me dëborë.

Hapësira duhet të jetë e mjaftueshme edhe për makinat përballë jush. Shpejtësia gjatë lëvizjes në përpjetë duhet të jetë konstante. Gjithashtu këshillohet që t’i jepni kohë vetes edhe 10 minuta ekstra në mëngjes në mënyrë që të siguroheni që makina juaj është e sigurt për udhëtim.

Marketing