Këshilli Ekonomik: Për momentin më e rëndësishme mbështetja financiare e shëndetësisë

Fokusi më i rëndësishëm për momentin për përballje me koronavirusin duhet të jetë mbështetja financiare e sistemit shëndetësor që të parandalohen pasojat për shëndetin publik dhe të mos ndodhë ndikim më dramatik dhe dëme në sektorin ekonomik dhe financiar.

Marketing

Ky është konkluzioni nga takimi i sotëm i Këshillit Ekonomik mbajtjen e të cilit e inicoi kryeministri Oliver Spasovski.

Përveç kryetarit të Qeverisë dhe ekipit të tij ekonomik, në takim morën pjesë kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti, akademiku Abdulmenaf Bexheti, këshilltari i Odës Ekonomike Zoran Jovanvoki, ish ministrat e Ekonomisë Fatmir Besimi dhe Trajko Sllavevski, Gordana Dimitrievska Koçovska, Nikolla Popovski, Vanço Uzunov, Svetozar Janeski, Pavle Gacov, Borçe Trenevski, Marjan Petrevski, Andreja Josifovski, Viktor Mizo, Dragan Tevdovski, Predrag Tërpevski si dhe përfaqësues të odave ekonomike Daniella Arsovska, Branko Azeski, Aneta Pesheva dhe Nebi Hoxha.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar kryeministri Spasovski në pjesën përfundimtare të takimit shprehu falënderim për indikacionet, udhëzimet dhe rekomandimet dhe tha se Qeveria plotësisht do të përkushtohet t’i pranojë dhe zbatojë masat më përkatëse për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe për kushtet për ruajtjen e ekonomisë në këtë gjendje.

Këshilli Ekonomik është trup ad-hok nga i cili duhet të dalin udhëzime dhe rekomandime për përballje me pasojat për ekonominë dhe sektorin financiar nga koronavirusi. Në Këshillin Ekonomik marrin pjesë përfaqësues të ASHAM-it, përfaqësues të komuniteteve universitare, të komunistet afarist, si dhe përfaqësues të odave ekonomike dhe të opozitës.

Marketing