Këshilli gjyqësor do të aktivizohet për të hetuar pohimet e ambasadorit Bejli

Do të aktivizohet Këshilli gjykues për ta hetuar pohimin e ambasadorit amerikan Xhes Bejli se disa gjykatës i janë referuar atij kur kanë sjellë vendime për paraburgim apo aktvendime për persona kundër së cilëve udhëhiqen procese gjyqësore, ndërsa në ndërkohë nga paraburgimi dalin Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelevski, të cilët dyshohen për rastin “Perandoria”.

Marketing

Përveç letrës së Bejlit, opinionin e zgjoi edhe lajmin të cilin e publikuan disa prej mediave se Qeveria në marrëveshje me opozitën planifikon ndryshime të Kodit Penal me të cilat do të uleshin dënimet e disa prej të dyshuarve për të cilët për momentin është duke u udhëhequr procedurë. Qeveria pohon se nuk do të ketë amnisti të re përmes ndryshimit të Kodit Penal, por në ndërkohë ndryshimet me të cilat zvogëlohen dënimet me burg kaluan në Komision kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Bejli i dërgoi letër kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup 1, Ivan Xholev, në të cilën kërkon gjykatësit të mos e përmendin Ambasadën e SHBA-së si përgjegjësie për vendimet të cilat ata i sjellin për paraburgimet dhe aktvendimet.

“Javëve të kaluara, kolegëve të mi dhe mua disa herë na është thënë se gjykatësit, gjoja, kanë shqiptuar vendime për lëndë vijuese gjyqësore, hetime dhe paraburgime me “instruksione nga amerikanët”. Asgjë nuk mund të jetë më larg se e vërteta. SHBA-ja mbështet dhe angazhohet për pavarësi të gjyqësisë së Maqedonisë. Ne besojmë se gjykatësit duhet të marrin vendime në bazë të ligjeve valide dhe dëshmive të lejuara, e jo në bazë të çfarëdo qoftë vlerësimeve politike ose intervenimeve nga ndonjë person politik ose qeveritar. Ky është mesazhi ynë konsistent, publik dhe privat”, thotë ai në letër.

Bejli në letrën me datë 18 dhjetor thekson se programet e SHBA-së për trajnim dhe mentorim janë disenjuar që t’i avancojnë mjeshtëritë profesionale dhe rezistencën e gjykatësve të Maqedonisë me qëllim që ata të mund të durojnë presionin e jashtëm dhe të marrin vendime të pavarura dhe të qëndrueshme. Thekson se çfarëdo qoftë sugjerimi se SHBA-ja dëshiron të drejtojë me ndonjë zgjidhje gjyqësore është i rremë.

“Jam i shqetësuar thellë prej zërave të tilla vazhdimisht të rreme, duke e marrë parasysh përkushtimin tonë për gjyqësi të pavarur. Me qëllim që të ndihmoni që të zbërthehen pohimet e tilla të rreme, Ju lutem ta ndani përmbajtjen e kësaj letre me kolegët tuaj gjykatës me qëllim që ata të binden se pozita jonë është dhe do të mbetet e njëjtë, ndërsa ajo është se ata do të mbeten të pavarur në zbatimin e ligjit dhe se asgjë tjetër përveç fakteve dhe ligjit nuk duhet të ndikojë në vendimet e tyre”, thuhet në letrën e Bejlit për Xholevin.

Kryeministri Zoran Zaev dje nga foltorja e Kuvendit ku mbahej seanca për pyetje të deputetëve theksoi se ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska do t’i japë instruksione për ta aktivizuar Këshillin gjykues për ta hetuar këtë çështje.

“Këshilli Gjyqësor me siguri do të marrë vendim. Nëse ka diçka të tillë kjo të parashtrohet dhe të mbahet përgjegjësi. Nëse nuk ka pasur, të hiqen hipotezat për Amerikën përmes ambasadorit të saj, sepse kur flet ambasadori, flet vendi. Ky është një sinjal i mjaftueshëm që të merren veprime të caktuara dhe analiza që të shohim se cila në të vërtetë është arsyeja që të merret një letër e tillë”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai theksoi se tashmë e urdhëroi këshilltarin e tij për politikë të jashtme Dane Talevski që të kontaktojë me zëvendësambasadorin amerikan.

Qeveria u prononcua se nuk planifikon amnisti të re dhe se nuk ka marrëveshje me opozitën për zgjerimin e vëllimit të aministimit të personave të cilët kanë kryer vepra penale përmes ndryshimeve në Kodin Penal. Implikimet shkonin në drejtim se nga këto ndryshime midis tjerash do të kenë dobi të akuzuarit për rastin “Perandoria”.

Më pas në Komisioin kuvendor për sistem politik kaluan ndryshimet e Kodit Penal, me të cilat zvogëlohet dënimi me burg për vepra lidhur me keqpërdorimin e furnizimeve publike.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së e braktisën Komisionin ndërsa për propozimin votuan deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe të grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Ata të cilët mbetën ishin të pajtimit se duhet të ndryshojë neni 353 nga Kodi Penal pasi është përdorur për përllogaritje politike ndërsa është vendosur nga pushteti i kaluar.

Me ndryshimet e reja pritet të përfshihen veprat në të cilat është e akuzuar Elizabeta Kançeska Milevska, djali i deputetes Vlladanka Avroviq, Vasilie Aviroviq dhe për rastin “Tanku”.

Nga Gjykata e Apelit dje konfirmuan se Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelevski, të cilët janë të dyshuar në rastin “Perandoria” dalin nga burgu i Shutkës. Këshilli gjykues i Gjykatës së Apelit Shkup të dyve ua caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Përveç për Kamçevin dhe Pandelevskin edhe për të gjithë të akuzuarit e tjerë në rastin “Perandoria” është kërkuar masa e paraburgimit të zëvendësohet me masë më të butë, gjegjësisht me arrest shtëpiak, konfirmuan për MIA-n nga PPS. Kamçev ka shtruar ankesë edhe në Gjykatën e Apelit. Ai ofroi garanci prej rreth 14 milionë euro.

Nga Prokuroria Speciale thonë se për Sasho Mijallkov i cili gjithashtu është i akuzuar në rastin “Perandoria” akoma nuk ka dhënë mendim. Propozimi për tjetërsimin e masës nga PPS është shtruar dje.

Përveç për të akuzuarit në rastin “Perandoria”, është kërkuar të ndryshojë masa e paraburgimit në arrest shtëpiak edhe për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Kirill Bozhinovski.

Prokuroria Publike dje kumtoi se janë dorëzuar gjithsej 66 kërkesa për amnisti, në pajtim me Ligjin për amnisti, nga ana e Gjykatës themelore Shkupi 1 Shkup. Prej tyre në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë arritur 29 kërkesa,ndërsa deri në këtë moment është dhënë mendim pozitiv për 12-të.

“Deputetët Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Ljuben Arnaudov, të punësuarit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Elena Bozhinovska dhe Ivan Cvetanovski, të pandehurit Zaharie Simovski, vëllezërit Stefan dhe Mihail Mlladenovski, Mitre Pitropovski, Ilija Slavevski dhe Johan Tarçullovski janë ata që fituan faljen nga shteti”, deklaroi dje për 24 analizë kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev.

Në Prokurorinë Publike Themelore Shkup, nga ana tjetër, kanë ardhur 37 kërkesa për amnisti.

Prokuroria nuk lidhet me afat për prononcimin për kërkesat.

Marketing