Këshilli i BE-së finalizon kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut

Këshilli i BE-së po punon në finalizimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Nga atje konfirmuan për Alsat se mbeten në synimin që në vjeshtë ta caktojnë konferencën e parë ndër-qeveritare, me çka edhe zyrtarisht do të fillojnë negociatat për anëtarësim.

Marketing

“Propozim- korniza negociuese për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut aktualisht po përpunohet në nivel ekspertësh në Këshill. Presidenca gjermane parimisht ka përcaktuar të dyja, si kornizën negociuese ashtu edhe aranzhimin për negociatat për anëtarësim në agjendën e Këshillit të Përgjithshëm në vjeshtë”, thonë nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Edhe pse fillimi i negociatave afrohet, vendi ende nuk e ka gati ekipin negociator. Në Qeveri shprehen të bindur se deri në fillimin formal të negociatave koncepti do të miratohet dhe të gjitha strukturat do të vihen në funksion.

“Paketi i akteve juridike veçmë ekziston. Përmes tij u formua struktura e vendit për negociata qysh në verën e vitit 2019. Struktura jonë bazohet në konceptin: Negociator kryesor politik dhe Negociator kryesor teknik, të cilët vazhdimisht koordinohen në udhëheqjen e negociatave. Ka më shumë trupa ndihmës që i koordinojnë punët në nivel qendror si: Komiteti i punës, Grupi negociues, Sekretariati”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Shumë të rëndësishme janë edhe grupet e punës për secilin kapitull. Të njëjtët duhet të jenë motor i negociatave dhe t’i bashkojë kuadrot më të mira nga të gjitha institucionet. I rëndësishëm do të jetë edhe roli i sektorit të biznesit, sindikatave, shkencës, Kuvendi dhe gjyqësia.”

Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane thotë se struktura e formuar vitin e kaluar me doemos duhet të ribëhet, duke theksuar se mund të jemi edhe shumë më të përgatitur për negociatat nëse i vijmë në funksion të gjitha kapacitetet, duke i organizuar racionalisht.

Më e rëndësishme në këtë moment është të ripërtrihet qasja strategjike drejt BE-së, duke e pasur parasysh metodolgjinë e re, respektivisht kornizën negociuese. Pastaj të rishqyrtohet mënyra institucionale se si do të udhëhiqen negociatat. Ishte kyç formimi i Qeverisë së re dhe sipas përbërjes shihet se do të jenë të domosdoshme ndryshime në mekanizmin institucional dhe të mënjanohet ajo dyshja që ekzistonte mes zyrës së kryeministrit, respektivisht Negociatorit teknik dhe Negociatorit kryesor. Tani kjo do të jetë e mundur dhe do të jetë e domosdoshme të gjendet një zgjidhje e re, shumë më racionale për ekipin negociator -deklaroi Malinka Ristevska -Jordanova, Instituti për Politikë Evropiane.

Jordanova shton se negociatat janë një proces i gjatë dhe nuk duhet ta presim BE-në të na i caktojë “Detyrat e shtëpisë”, por t’i krijojmë vetë politikat me të cilat ta bëjmë ndryshimin që duam. Së fundmi, Komisioni Evropian tha se pret nga Qeveria e re të vazhdojë me reformat në përputhje me legjislaturën evropiane.

Marketing