Këshilli i BE-së, Kroacia merr presidencën, synon fuqizimin e BE-së

Kroacia mori presidencën e Këshillit të Europës, me moton “Europë e fuqishme në një botë përplot sfida”.Në kryesimin gjashtëmujor, Kroacia do të ketë katër prioritete: një Europë që zhvillohet, lidh, mbron dhe një Europë me ndikim. Zhvillimi i Europës do të përfshijë kryesisht çështjen e rritjes demografike, ku vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të rinjve në zonat rurale. Lidhja e Europës do të promovojë nisma që janë në dobi të transportit, energjisë dhe lidhjes digjitale.

Marketing

Prioriteti i tretë nënkupton sigurinë e brendshme dhe të jashtme, mbrojtjen e qytetarëve europianë nga migrimi i paligjshëm, sigurinë në internet dhe luftën kundër krimit të organizuar. Një Evropë që është e hapur dhe kategorike në përmasa globale, është prioriteti i katërt i Kroacisë.

Ndër vendimet e rëndësishme që duhet të merret është miratimi i buxhetit europian për periudhën 2021-2027 dhe një zgjidhje cilësore dhe e drejtë për marrëdhëniet midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenca kroate, Tiganj: Vjen në periudhën e sfidave në BE

Ambasadorja e Kroacisë në Shkup, Nives Tiganj, në një intervistë për TVM, konsideron se kryesimi i Kroacisë vjen në një periudhë përplot sfida brenda BE-së.

“Kroacia nis kryesimin në kohën e ndryshimeve të mëdha në BE, me përbërje të re të institucioneve europiane si dhe sfidave që do të pasojnë me daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni. Krahas kësaj ekzistojnë sfida dhe kërcënime të shumta në plan global, rritjes së populizmit, të migrimit, moszhvillimit të barabartë ekonomik. Gjitha këto sfida kërkojnë një rol më të fuqishëm të BE-së.”,- tha ambasadorja e Kroacisë, Nives Tiganj.

Presidenca kroate, Maqedonia e Veriut pret të marrë datën

Gjatë presidencës kroate më 7 maj në Zagreb do të mbahet takimi joformal i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut pret që t’i caktohet data për nisjen e bisedimeve me Unionin. Optimiste edhe Zagrebi zyrtar. Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, këtë ia ka thënë edhe presidentit francez Makron, të cilin duhet ta takojë më 7 janar, ndërkaq më 16 janar do ta takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel. Pas Kroacisë, presidencën do ta marrë Gjermania.

Marketing