Këshilli i Evropës zyrtarisht e regjistroi vendin me emrin Maqedonia e Veriut

Këshilli i Evropës e regjistroi zyrtarisht vendin nën emrin ri “Maqedonia e Veriut”, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Marketing

Në faqen e internetit të organizatës më të vjetër pan-evropiane – Këshilli i Evropës, selia e të cilit është në Strasburg, vendi tani është i regjistruar zyrtarisht si Maqedonia e Veriut, sipas rendit alfabetik të gjuhës angleze të shteteve anëtare.

Maqedonia e Veriut, si shtet anëtar, tani gjendet në mes Holandës dhe Norvegjisë, ndërsa deri në ndryshimin e emrit vendi ishte nën referimin e përkohshëm “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” dhe ishte midis Zvicrës dhe Turqisë. Pra flamuri maqedonas valvitet përpara Pallatit të Evropës në Strasburg, midis flamujve të Holandës dhe Norvegjisë.

Ndryshimi i emrit është bërë edhe në faqen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacioni i Kuvendit është përfaqësuar si delegacion i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Por në hartën në të cilën ndodhet vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe kryeqendrat e tyre ende nuk është ndryshuar emri dhe në të qëndron emri i vendit me referencë.

Republika e Maqedonisë Veriore u bë anëtare e Këshillit të Evropës më 9 nëntor 1995, si një shtet 38 anëtar. Gjatë pranimit të vendit Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i dërgoi një ftesë vend për t’u bërë anëtare, por në ftesë nuk citohet emri i vendit që ftohet për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës.

Marketing