Këshilli i Komunës së Sarajit miratoi buxhetin për vitin 2021

Në seancën e fundit për këtë vit – Këshilli i Komunës së Sarajit miratoi buxhetin për vitin 2021, duke diskutuar për të gjitha pikat që përmbajnë në thelb buxhetin, me 11 vota pro dhe 5 vota kundër u miratua buxheti zhvillimor i Komunës së Sarajit prej 520,915,300 denarë.

Marketing

Për vitin 2021 do të realizohen edhe shumë projekte tjera në bashkëpunim me qeverinë, ministritë dhe agjencionet – mjete të cilat nuk janë të kyçura në këtë buxhet.

Në mbledhjen e 32-të të këshillit të komunës u diskutua për programet për vitin 2021 në inspektoratin e ndërtimtarisë, arsimit, për çështje komunale dhe atë të ekologjisë, programa për punë të NPK “Saraj” gjithashtu edhe pikat tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunim për aplikim në projekt .

Gjithashtu në këtë mbledhje të këshillit kanë kaluar edhe pika për mënjanim të objekteve në lokacionin Liqeni Treska, mbulimi i harxhimeve për mënjanim dhe refuzimi i kërkesave për legalizim të objekteve në hapësirat e Liqenit Treska.

Komuna e Sarajit, edhe vitin e ardhshëm sipas planifikimeve buxhetore, ka një buxhet progresiv dhe zhvillimorë, ku parasheh zhvillimin e infrastrukturës dhe kanalizimeve, mbështetjen e klubeve sportive dhe shoqërive kulturore artistike, arsimore që janë të interes publikë.

Marketing