Këshilli i Prokurorëve shkarkon Katica Janevën

Pas rishikimit të propozimit të Kuvendit, Këshilli i Prokurorëve njëzëri ka vendosur që Katica Janeva të shkarkohet nga funksioni i prokurores speciale publike për shkak të sjelljes joprofesionale dhe të pandërgjegjshme.

Marketing

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski tha se vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, mirëpo nga e hëna do të bëhet publike në Gazetën Zyrtare. Kolevski theksoi se nuk mundet të emërohet ushtrues detyre shef i Prokurorisë Speciale Publike pasi sipas Ligjit për PSP-në propozimi për emërim bëhet nga Kuvendi.

Ai mes tjerash tha se për shkak se sot është ditë jopune, Këshilli do të vazhdon seancën nga dita e hënë në lidhje me rregullimin e statusit të prokurorëve të tjerë në Prokurorinë Speciale Publike.

Marketing