Këshilli i prokurorëve sot vendos për fatin e Katica Janevës

Këshilli i Prokurorëve Publik sot do të sjellë vendimin se a do të fillojë procedurën për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, për shkak të shkeljes së kompetencave dhe keqpërdorimeve në punën e saj. Janeva është në paraburgim në Shutkë për rastin “Reket”.

Marketing

Këshilli i Prokurorëve dy ditë më parë pas një mbledhje maratonike nuk mori vendimin për shkarkimin ose jo nga detyra të kryeprokurores speciale, Katica Janeva.

Kreu i Këshillit të prokurorëve, Kole Shterjev theksoi se për shkak të materialit voluminoz që duhej shqyrtuar, vendimi do të merret ditën e enjte.

Para Këshillit të Prokurorëve dje për më shumë se tre orë ka dëshmuar prokurorja e lëndës “Reketi”, Vilma Ruskoska, por edhe ajo nuk dha shumë detaje para mediave se çfarë u ka thënë anëtarëve të Këshillit.

Marketing