Këshilli i qytetit të Shkupit dritë jeshile vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urrave

Këshilli i Qytetit të Shkupit, në seancën e sotme të 67-të , me 25 vota PËR, 1 KUNDËR dhe 1 i PËRMBAJTUR u sollë Vendimi për ti dhënë dritë jeshile Vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urrave në territorin e Qytetit të Shkupit.
Duhet theksuar edhe një herë se në këtë Listë, ka dominuar interesi publik i qytetarëve tanë që në një pjesë të caktuar të rrugëve të përfshihet edhe fryma shqiptare, duke ndryshuar kështu mendësinë e vjetër, ku realiteti shumëetnik i Qytetit tonë nuk korrespodonte me ikonografinë shtetërore të emërtimit të rrugëve, shesheve e urrave. Pra, tash e tutje, gjeografia e adresave tona do të ketë edhe autenticitetin etnik të shqiptarëve, sepse pa këtë komponentë do të dukej e zbrazët dhe pa kuptim hapësira ku për çdo ditë lëvizim e veprojmë.
Si për fund, duhet të kemi parasysh edhe faktin se kjo Listë me emërtime, nuk mund të konsiderohet si ,,një makinë e përsosur”, sepse dialektika e ndryshimeve nuk ka përfunduar me këtë dhe se edhe në vitet në vijim do të ketë propozime tjera për emërtime të rreja rrugësh e sheshesh. Me fjalë të tjera, të gjithë ata që nuk e gjejnë ndonjë të preferuar të tyre në këtë Listë të sodit, kjo nuk do të thotë se ata nuk e kanë merituar të jenë aty. Përkundrazi, debati vazhdon dhe sigurisht se çdo personalitet shqiptar do ta ketë vendin e duhur në hierarkinë e vlerave, përfshi edhe procesin e emërtimit të rrugëve e shesheve.
NE shënojmë historinë !!! Shkupi frymon Shqip !!!
Urime !!!
Me rrespekt,
Besnik Ajeti – koordinator i grupit të Këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Qytetin e Shkupit,
Halide Palloshi – Këshilltare,
Nora Memedi – Këshilltare,
Aziz Maksuti – Zëvendës Sekretar i Qytetit të Shkupit,
Nedim Rama – Sekretar i Komunës Çair dhe
Skender Asani – Drejtor i ITSHKSH.