Këshilli i Sigurimit sot diskuton për Ushtrinë e Kosovës

Me kërkesë të Serbisë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot do të diskutojë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kërkesë të Serbisë do të diskutojë sot për formimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Marketing

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq do të flasin në këtë seancë, e cila pritet të fillojë në ora 21.00.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje para nisjes për në Nju Jork deklaroi se pavarësisht diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transformimi i FSK-së në ushtri është proces i pakthyeshëm.

“Nëse Serbia është e shqetësuar nga krijimi i ushtrisë sonë, serbët e Kosovës ndihen të sigurt”, tha Thaçi.

Ai tha se duke formuar ushtrinë dhe duke arritur një konsensus të gjerë politik dhe civil mbi dialogun me Serbinë, Kosova kishte arritur “sukses të jashtëzakonshëm” në ditët e fundit.

Në anën tjetër Serbia këmbëngul që themelimi i Ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor miratoi ligje me të cilat FSK-ja transformohet në Ushtri të Kosovës.

Marketing