Këshilli mori Raportin për paraburgimin e Janevës, e vlerësojnë si jo të plotë

Ashtu siç pritej, sot Prokuroia themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHPNKOK) dorëzoi raportin rreth rastit “Reket” te Këshilli i prokurorëve publik (KPP), transmeton Portalb.mk.

Marketing

Raporti i përgatitur nga Vilma Ruskovska paraqet masat dhe informatat e deritanishme të “Reketit”, ku e dyshuara e tretë është prokurorja speciale Katica Janeva.

Pas marrjes së Raportit, kanë reaguar nga Këshilli, duke e vlerësuar këtë Raport si jo të plotë. Mexhit Jusufi, nënkryetari i KPP-së deklaroi se materialet e dërguara nga Prokuroria janë materiale jo të kompletuara. Kjo është arsyeja pse Këshilli edhe një herë nga Prokuroria do të kërkon informata të plota. Përndryshe, të hënën vet hartuesja e raportit Vilma Ruskoska duhet të paraqitet në seancë për raportim para Këshillit.

Vetëm atëherë kur do të ketë informata të plota, raporti do të dërgohet në Kuvend nga kryetari i Këshillit, Kole Shterjov, për të vazhduar procedurat për shkarkimin e Janevës.

Marketing