Këshilltarët e BDI votuan buxhetin e komunës së Gostivarit për vitin 2021 

Me nëntë vota për Këshilltarët nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, votuan buxhetin e komunës së Gostivarit për vitin 2021. Koordintatori i grupit të Këshilltarëve të BDI, z. Shpëtim Xhelili, potencoi që edhe për skaj shumë anomalive, u vendos që propozim buxheti të votohet, me të vetmin qëllim që Kryetari  komunës të mos ketë alibi për dështimet e tij.
“Jemi sot para jush për te njoftuar opinionin ne lidhje me buxhetin e komunës se Gostivarit për vitin 2021. Ne Këshilltarët e BDI ashtu sikurse edhe tre vitet e kaluara edhe këtë vit e kemi votuar buxhetin e komunës së Gostivarit. Vendosëm që ta votojmë këtë buxhet i cili është joproduktiv dhe populist, vetëm për të dëshmuar që ne si Këshilltarë të BDI-së nuk jemi pengesë për dështimet e Kryetarit të komunës”, – tha koordintatori i grupit të Këshilltarëve të BDI, z. Shpëtim Xhelili.
Ku flasin numrat, tha ai, fjalet janë të teperta. Xhelili nënvizoi që Kryetari i komunës në tre vitet e kaluara jo që nuk ka patur buxhet por janë gati 50 milion euro që janë harxhuar nga ana e tij.
“Sa për rikujtim, do të paraqesim fakte që janë informata zyrtare nga komuna e Gostivarit.
Në vitin 2017 kur ne e votuam këtë buxhet, Kryetari i komunës ka harxhuar mbi 13 milion e 500 mijë euro. Në vitin 2018 kur ne e votuam buxhetin, Kryetari i aktual harxhoi 15 milion euro.
Në vitin 2019 kur ne e votuam buxhetin, kjo udheqësi  ka harxhuar mbi 16 milion euro.
Këto shifra dëshmojnë që Kryetari i komunës deri tani ka harxhuar gati 50 milion euro, kurse tani  planifikon buxhet mbi 18 milion euro. Se ku janë harxhuar 50 milion euro dhe sa ishin produktive për qytetarët e Gostivarit, këtë përgjigje duhet ta jep Kryetari i komunës, ndërsa vlerësimin ta bëjnë bashkëqytetaret tanë gostivaras”, – tha Xhelili.
Kryetar aktual, tha Xhelili, do të mbahet mend në historinë e Gostivarit si Kryetar që po e mbaron  mandatin pa lënë pas vetës asnjë projekt kapital që do të mbahej mend për banorët e këtij qyteti, edhe pse për 3 vite harxhoi gati 50 milion euro.
“Çdo e keqe e ka një të mirë. E mira është që ky është buxheti i fundit që propozohet nga ky Kryetar komune, por për fat të keq, buxhet që nuk sjell ndonjë dobi për gostivarasit. Këtë nuk e themi për politikë ditore. Dëshmia më e mirë është keqmenaxhimi në tre vitet e kaluara”, – tha  koordintatori i grupit të Këshilltarëve të BDI, z. Shpëtim Xhelili.
Kur flasim për buxhetin e vitit 2021 të komunës së Gostivarit, një pjesë e investimeve kapiltale planifikohen të realizohen me kredi të parashikuara. Sikur edhe vitet e kaluara, këto projekte pritet që të zhbëhen me rebalance për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme për thithje të kredive siç ka ndodhur edhe me buxhetet paraprake.
Nga ky propozim buxhet, vërehet anashkalimi për të katërtin vit me radhë të pjesëve  kryesore të qytetit dhe fshatrat e mëdha përrreth, për të cilat planifikohen zero denarë investime.
Se ky buxhet është manipulative, në vijim paraqesim argumente. Kur flasim për arsim me cilësi të lartë, në programën zhvillimore parashikohen 19 projekte me vlerë 54.072.244 denarë, kurse në buxhetin e vitit 2021 për këtë qëllim planifikohen 19.700.000 denarë. Pra, kemi trefish më pak mejte të parapara financiare për ato projekte që i kanë paraparë për realizim. Kjo flet që buxheti është tërrësisht manipulative.
Kur flasim për modernizimin e rrjetit të ujësjellsit dhe kanalizimit, në  programën zhvillimore për vitin 2021 parashikohen 33 projekte me vlerë 753.367.574 denarë, ndërsa në buxhetin për por po të njëjtin vit janë caktuar 32.000.000 denarë. Nuk e kuptojmë si do të realizohen projektet e programës zhvillimore, kur buxheti është zvogëluar më shumë se dyfish.
Për infrastrukturën moderne dhe mjedis të paster në Programën Zhvillimore për vitin 2021 janë paraparë 83 projekte me vlerë 444.970.285 denarë, ndërsa në buxhet planifikohen 55.437.000 denarë. Kontradiktore paraqitet fakti që në buxhet janë paraparë 13 projekte dy nga te cilat përsëriten nga buxheti i vitit 2020. Pra, për 70 projekte nga Programa Zhvillimore nuk janë paraparë mjete.
Këto fakte dëshmojnë se ky buxhet është  manipulativ.
Marketing