Këshilltarja në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup mbajti ligjëratë në UT

Chelsea Schunnour, këshilltare e parë për çështje juridike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup dhe prokurore në shtetin e Pensilvanisë, sot para studentëve të Fakultetit Juridik mbajti një ligjëratë me temë: “Palët në procedurën penale-vështrim bashkëkohor”.

Marketing

Në ligjëratën e saj para studentëve, ajo foli për karakteristikat e procedurës së akuzës penale bashkëkohore. Ajo vuri në pah dallimet midis procedurës anglo-sanksone dhe asaj euro- kontinentale. Fokusi kryesor iu kushtua pyetjeve direkte, pyetjeve të kryqëzuara, Ligjit të procedurës penale të Maqedonisë, publicitetit të procedurës penale, rolit të medieve të lira në raportimin për rastet gjyqësore.

Sipas saj, tiparet më të rëndësishme për përfaqësimin efektiv të palëve në proces gjyqësor janë ndërgjegjshmëria, si dhe aftësitë për të qenë konkurrues apo garues, karizmatik dhe të vetë – kontrolluar. Ajo, po ashtu mbeti e befasuar me seriozitetin dhe vëmendjen e studentëve, si dhe me pyetjet e tyre.

Në punën e saj, ajo merret me rastet federale penale në shtetin e Pensilvanisë, si dhe ka për detyrë ta mbikëqyrë hetimin e rasteve penale. Përndryshe, Chelsea Schinnour punon për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ndihmëse e Prokurorit të SHBA-ve, Byronë Federale të Hetimeve, Zyrën për Zbulim të Drogës, Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme dhe shumë agjenci për zbatimin e ligjit.

Marketing