Kështu do të duket iPad i ri me kamerë të trefishtë

Imazhet e paraqitura tregojnë dy modele iPad Pro me tre kamera të integruara.

Ka indikacione që një variant me 12.9 dhe një me 11 inç duhet të paraqitet në vitin 2020. Kamera e trefishtë dallohet shumë lehtë.

Marketing

IPad i ri duket të jetë pak më i trashë se sa paraardhësi i tij. Modeli 11-inç thuhet se ka përmasa 248 x 178.6 x 5.9 milimetra.

Me kamerën, trashësia duhet të rritet në 7.8 milimetra. iGeeksBlog dyshon se Apple mund të paraqiste pajisjet e reja në pranverën e vitit 2020.

Ato mund të paraqiten së bashku me një variant të lirë të iPhone , i cili duhet të zëvendësojë iPhone SE.

 

Marketing