Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë. Do të ketë edhe vranësira mesatare dhe do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor.

Pasdite në vendet e larta malore në pjesën veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të shiut dhe stuhi.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 29 deri 37 gradë celcius.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme pritet që moti të jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta.

evn