Manchester City ka kaluar në finale të Carabao Cup, pasi e mposhti Burton Albionin në gjysmë-finale me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ishte nga fillimi i ndeshjes dhe nuk pranoi gol, po ashtu Muriç ka pranuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e tij të fundit me Cityn, transmeton Gazeta Express.

“Ata kishin dy ose tri shanse të mira. Aro Muriç ishte i mrekullueshëm”, ka thënë Guardiola për portierin e Kosovës.
City do të takohet në finale më 24 shkurt me Tottenhamin ose Chelsean.