Shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit, vazhdojnë të jenë temë diskutimi në Zvicër, edhe pse kombëtarja e këtij shteti nuk arriti që të vazhdojë garën për titull të Kupës së Botës.

Radio publike e Zvicrës SRF, ka bërë një fotomontazh përmes së cilës u ka propozuar ministrave të qeverisë zvicerane që të bëjnë një foto me shqiponjën shqiptare, shkruan gazetametro.net.

Kjo pasi qeveria e Zvicrës çdo vit bën një ekskursion tradicional, ku ministrat në fund realizojnë një foto së bashku.

“Këshilli ynë Federal sot bën ekskursionin tradicional. Tashmë, zonjat dhe zotërinjtë kanë vendosur për foton e grupit”, shkruan në postimin e SRF.

 

evn