Gjatë këtij muaji pritet të mbarojë sistematizimi i nëpunësve të cilët më shumë se 10 vite marrin paga dhe rrinë në shtëpi.

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski, thotë se menjëherë pastaj do të fillojë sistematizimi i pjesës tjetër të mbetur të 600 administratorëve të tjerë.

Nuk është hera e parë ku sistematizimi premtohet, madje edhe në afate të caktuara. para gjashtë muajsh, vet Mançevski deklaronte se procesi do të mbarojë së shpejtë, por që atëherë deri sot nuk ka filluar asnjë administrator me punë.

Nga grupi i parë për sistematizim, më shumë se 200 persona e refuzuan vendin e punës që ju ofrua, ndërsa edhe 700 të tjerë ende zyrtarisht nuk kanë filluar me punë edhe pse kanë nënshkruar marrëveshje me institucione ku ju është dhënë mundësia të punojnë.