Gjithkush djers kur ka temperatura të ngrohta jashtë, por njerëzit që kanë hiperhidrozë përjetojnë djersitje të tepruar deri në atë pikë që duart e tyre të bëhen krejtësisht të lagura.

Për 1% deri në 2% të popullatës që kanë hiperhidrozë, megjithatë, gjëndrat e djersës nuk mbyllen. Ata djersin edhe kur rrethanat nuk e kërkojnë: kur edhe janë në ajër të kondicionuar, ose ndërsa janë ulur duke shikuar televizor, transmeton lajmi.net.

Shkaqet e hiperhidrozës varen nga lloji i djersitjes. Shumicën e kohës, djersitja e tepruar është e padëmshme.

Në disa raste, mjekët nuk e dinë se përse njerëzit po djersitin shumë. Në raste të tjera, shkaku i hipërhidrozës mund të jetë një gjendje mjekësore që nuk duhet mënjanuar.

Megjithatë, uebsajti zyrtar i NIVEA-s ka arritur të identifikojë 6 shkaqet kryesore që shkaktojnë djersitjen e tepërt të pëllëmbëve të dorës:

Situatat e sikletshme dhe stresuese, Ambientet e nxehta, Dieta e dobët, Pirja e duhanit, Mos-balanci hormonal.