Me fillim në ora 12 në hapësirat e Klubit të deputetëve, Sekretariati për Çështje Evropiane organizon shënimin e 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit.

Sot, Republika e Maqedonisë është drejtuar drejtë një sfide që është më e rëndësishmja në historinë më të re të saj- sfidë për të kompletuar integrimin e saj të jashtëm. Në këtë drejtim shënimi tradicional i këti përvjetori do të vihet në kontekstin e sfidave të sotme, përmes panelit të përshtatshëm tematik, me temë: “RRUGA PËR NË BRUKSEL PËRMES OHRIT”. Përmes këti paneli do të mundohemi të krijojmë lidhje përmes Ohrit, si simbol i integrimit evropian, dhe Brukselit, që simbolizon integrimin tonë të jashtëm, respektishit aspiratën tonë për anëtarësim të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Në panel, krahas Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si mysafir special fjalën e tyre do të kenë: sër Barni Vajt Spuner (sir. Barney White-Spunner), Gjeneral i mëparshëm i armatës Britanike dhe komandant i mëparshëm i NATO-s në Republikën e Maqedonisë, gjatë kohës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë. Zoti Spuner ka qenë i pranishëm në Ballkan shumë vite me rradhë në periudhë ndoshta më të trazuar të Ballkanit. Mysafire speciale në panel do të mer pjesë edhe ndihmës asistent-sekretare e mbrojtjes për Evropë dhe Azi në administratën e Obamas, mes tjerash, përgjegjëse për politikën e ShBA-ve ndaj Ballkanit, Evelin Farkash. Sot, Evelin është Bashkëpunëtore e lartë në Këshillin Atlantik, dhe Analiste përhershme e Sigurisë Kombëtare të medias në SHBA – NBC/MSNBC, dhe është autoritete e veçantë politike, analiste amerikane dhe kontribuuese e mediave të numërta amerikane dhe botërore siç janë CNN, FOX, Politico, Marrëdhënie të Jashtme etj.

Në panel do të mer pjesë edhe Dafina Jovanovska – Stojanovska, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë si përfaqësuese e partisë opozitare VMRO-DPMNE, parti, nënshkrues e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Folësit përmes temës së panelit “RRUGA PËR NË BRUKSEL PËRMES OHRIT” do ti kryesojë nikoqiri – Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili është edhe negociatori kryesor me Bashkimin Evropian.

Vërejtje: Ftojmë ekpinin Tuaj ta ndjekë panelin, si dhe deklaratat e disa nga pjesëmarrësit dhe mysafirë të ftuar, të cilët do të pasojnë menjëherë pas përfundimit të panelit.