Këto janë ambasadorët e rinj në Gjermani, Hungari,Emiratet e Bashkuara Arabe …

Ambasadorët e rinj që do ta përfaqësojnë Maqedoninë në Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungari, Austri, Slloveni, Ukrainë dhe në Mbretërinë e Suedisë sot do të thonë fjalët përfundimtare në Parlament gjegjësisht para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme.

Marketing

Oliver Kërliu do të jetë ambasador i Maqedonisë në Madrid, ndërsa Igor Xhundev ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm dhe përfaqësues i përhershëm në organizatat ndërkombëtare në Vjenë.

Detyrën ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm duhet ta fillojnë Goran Stevçevski në Hungari, Nenad Kolev në Vjenë, Abdulkadër Memedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, Suzana Zelenkovska në Slloveni, Ramadan Azifi në Gjermani, Krum Efremov në Ukrainë dhe Mira Krajaçiq në Mbretërinë e Suedisë.

Marketing