Këto janë çiftet e çerekfinales në EUROPA LEAGUE

Është hedhur shorti për ndeshjet çerek-finale të Europa Leagues në Nion të Zvicrës.

Marketing

Pas shortit në Champions League, radha i erdhi edhe kompeticionit të dytë më prestigjioz në Evropë, të njohur si Europa League.

Chelsea, Valencia, Napoli, Arsenal, Eintracht Frankfurt, Benfica, Slavia Praga dhe Villarreali janë skuadrat e kualifikuara.

Më poshtë, çiftet e plota:
Napoli – Arsenal
Villarreal – Valencia
Benfica – Eintracht Frankfurt
Slavia Praga – Chelsea.

Ndeshjet e para çerek-finale luhen më 11 prill, ndërsa të kthimit një javë më vonë.

Fituesi i përballjes Napoli-Arsenal do të ndeshet me fituesin e takimit Villarreal-Valencia në gjysmë-finale, ndërsa fituesi i duelit Benfica-Eintracht do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Slavia Praga-Chelsea.

Marketing