Deri më 15 tetor të këtij vitit është hapur shpallja për zhvillimin e kooperativave bujqësore, ndërsa deri më 30 tetor zgjat thirrja për paraqitjen e grupeve të biznese bujqësore të cilat kanë interes të formojnë kooperativë bujqësore.

Të dyja shpallet publike janë pjesë nga projekti “Mbështetje për zhvillim të kooperativave bujqësore”, të financuar nga BE-ja, i cili parashikon grant prej mbi një milionë euro për përforcimin e korporatave bujqësore aktuale apo për formimin e kooperativave të reja.

Instruksionet dhe formularët për aplikim mund të merren në hapësirat e Fondit për Zhvillim të Ndërmarrjeve të Maqedonisë – FZHNM ose në ueb faqen www.zadrugi.mk.
Kooperativat i mbështet edhe Ministria e Bujqësisë duke theksuar se lloji i tillë i bashkëpunimeve mundëson plasim më të sigurt, prodhim të unifikuar, shpenzime të zvogëluara prodhuese, rritje të njohjes së prodhimeve bujqësore të Maqedonisë në tregjet vendore por edhe të huaja.