Kuvendi gjatë ditës së djeshme ka votuar për miratimin e protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO. Nga 116 deputetë që ishin present në sallën e Kuvendit, 114 e votuan kurse dy deputët tjerë nuk votuan, as pro, as kundër por as nuk abstenuan, përcjell TV21.

Bëhet fjalë për dy deputet të VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski dhe Zoran Georgievski. Se dy deputetët nuk votuan për miratimin e Protokollit tregon edhe lista e prezencës së deputetëve.