Këto janë projektet e radhës të financuar ga Agjensioni për mbështetje financiare dhe zhvillim rural

Ka filluar aplikimi për subvencione për fazën e tretë të qumështit dhe për pulat e therrura dhe të dorëzuara në kapacitetet përpunuese
➡Të gjithë prodhuesit e qumështit mund të aplikojnë për subvencione për qumësht të deles, dhisë dhe lopës, qumësht i fazës së tretë, përkatësisht për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar në periudhën nga maji deri në shtator të vitit 2019.
➡Kërkesat për shfrytëzim të përkrahjes financiare për prodhuesit e qumështit mund të paraqiten në mënyrë elektronike, më së voni deri në 5 nëntor të vitit 2019.
➡Sasia e mbështetjes për qumështin e dorzuar dhe prodhuar të deles dhe të dhisë është 4.5 denarë për litër, ndërsa për qumështin e lopës mbështetja është 3.5 denarë për litër qumësht të prodhuar dhe dorzuar në kapacitetet përpunuese.
➡Deri më 5 nëntor është afati i fundit për parashtrimin e kërkesave për subvencione për pula të therura në kapacitetet e regjistruara të therjes në periudhën maj-shtator të vitit 2019. Shuma e mbështetjes për këtë masë është 125 denarë për pula të therura dhe të dorzuara në kapacitetet e regjistruara.
➡Të gjithë ata që kanë prodhuar dhe dorzuar qumësht nga maji deri në shtator të këtij viti ose gjatë së njëjtës periudhë kanë rritur dhe therur pulë, nga sot deri më 5 nëntor do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesat e tyre duke klikuar në web faqen e internetit të Agjencisë në www.ipardpa.gov.mk në fushën “Pagesat direkte – e-kërkesa”. Pas hyrjes në sistem, ata do të jenë në gjendje të krijojnë kërkesën elektronike.
➡Ata fermerë që nuk mund të krijojnë vetë një kërkesë elektronike ose kanë nevojë për ndihmë në krijimin e kërkesës, mund të drejtohen në zyrat rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ose tek Agjencia për nxitjen dhe zhvillimin e bujqësisë.

evn