Këto janë variantet për formimin e qeverisë së re në Maqedoni

Rezultati i ngushtë mes partive politike në zgjedhjet e 15 korrikut ka vështirësuar forimimin e qeverisë së re në Maqedoni. Bashkimi Evropian ka kërkuar qeveri të qëdrushme dhe stabile, por krijimi qeverisë është shtyrë për në fillim të muajit gusht. Egzistojnë disa variante për formimin e qeverisë, por kjo mbetet të shihet se si do të kalkulojnë partitë politike.

Marketing

1.LSDM dhe BDI

Në bazë të Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë i jepet partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve, në këtë rast Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), e cila ka siguruar 46 ulëse.
Për të formuar shumicën prej 61 deputetëve, asaj i duhen edhe 15 deputetë, pra detyrimisht do të duhet të bëjë koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) që ka 15 deputetë, e cila në fushatë doli me kërkesën për kryeministër shqiptar.
Por, dy partitë maqedonase, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, kanë hedhur poshtë një kërkesë të tillë dhe kjo pritet të shihet se si do të reflektohet në bisedimet për qeverinë.

2. LSDM, BDI, ASH- AAA dhe PDSH

Për një qeveri më stabile egziston mundësia që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të cilët kanë 12 deputetë si dhe PDSH-ja 1 ti bashkangjiten koalicionit BDI-LSDM. Me këtë variant qeveria e re do të ketë 74 deputetë.
Kjo mund të arrihet për faktin se ASH dhe Alternativa nuk kanë dallime me BDI-në dhe LSDM për temat kyçe si është Marrëveshja e Prespës, NATO, BE-ja, por egziston një padurueshmëri mes ASH dhe BDI-së, të cilët në fushatë ishin rival kryesor.

3. LSDM, ASH – AAA, PDSH dhe E Majta

LSDM me ASH – AAA do të kenë 58 deputetë. Numër i pamjaftueshëm për formimin e qeverisë. Por nëse arrihet marrëveshje me PDSH-së dhe dy deputetët e të Majtës, atëherë mund të arrihet shumica prej 61 deputetëve. Por, kjo duket e pa mundur, pasi që lideri i të Majtës, Dimitar Apasiev është shprehur kundër hyrjes në qeveri në LSDM-në. Gjithashtu partia e Apasievit ka rezerva të theksuara sa I përket proceseve euro-atlantike.

4. VMRO, BDI dhe E Majta

Varianti tjetër është krijimi i qeveisë mes VMRO-së e cila ka 44 deputetë, të Majtës me 2 deputetë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim 15 deputetë. Por edhe ky variant është i vështirë për shkak të qëndrimeve jot ë qarta të VMRO-së për Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimet ashpra të së Majtës kundërt proceseve euro-atlantike.

Marketing