Këto janë vendimet e fundit të miratuara nga Qeveria

Qeveria në seancën e sotme të 31-të, e ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe solli konkluzion, me të cilin obligohen të gjitha organet e shtetit, shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore që personave të punësuar në këto institucione, të cilët shkojnë në punë me shoqërim – persona tërësisht të verbër, persona të cilët lëvizin me karrocë invalidore dhe persona me pengesa të rënda ose mesatare intelektuale të lirohen nga shkuarja në punë dhe kryerja e aktiviteteve në punë.

Marketing

Qeveria u rekomandoi njësive të vetadministratës lokale, si dhe të ndërmarrjeve publike të themeluara nga komunat, që këta persona edhe në këto institucione të lirohen nga detyra dhe aktivitetet e punës.

Masën e njejtë Qeveria rekomandon ta zbatojnë dhe kompanitë nga sektori privat, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë. bsh/

Marketing