KF Korabi ndahet me Imerin

Skuadra e Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, KF Korabi nga Dibra, ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook”, se nga sot ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Berat Imeri. Për një akt të tillë janë dakorduar të dy palët. Skuadra dibrane ka falënderuar trajnerin Imeri për angazhimin dhe përkushtimin që ka dhënë gjatë sezonit, duk i uruar suksese ne karrierë si profesionist.

Marketing

Të përkujtojmë se KF Korabi gjysmë sezonin e përfundoi në pozitën e tetë, ku nga 14 ndeshje arriti të dal fituese vetëm në pesë, ndërsa tre herë ka barazuar dhe gjashtë herë ka dalë humbëse me golaverazh 20:20 me 18 pikë të tubuara.

Marketing