KFC hap restorantin e parë në Shkup (video)

Në Shkup sot është hapur restoranti i parë i markës amerikane Kentucky Fried Chicken (KFC).

Marketing

Bëhet fjalë për restorant fast food, i cili gjendet në qendrën tregtare “Siti Moll”. Investimi është në vlerë prej 10 milionë euro dhe është paraparë të hapen 400 vende të reja pune.

Në hapjen mori pjesë kryeministri Zoran Zaev, ambasadori amerikan Xhejs Bejli dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogov.
KFC si markë është e pranishme në 123 shtete në botë.