KFOR-i bëhet me zëdhënës të ri

Koloneli Pio Sabetta do të marrë nga nesër detyrën e zëdhënësit të misionit KFOR në Kosovë, pasi Vincenzo Grasso ka përfunduar mandatin e tij.

“Pas 20 muajsh unë po e përfundoj misionin tim sot dhe do të doja të përfitoj nga rasti për t’ju falënderuar të gjithëve për bashkëpunimin tuaj. Që nga nesër në mëngjes pasardhësi im kolonel Pio Sabetta do të marrë përsipër detyrën e zëdhënësit të KFOR-it”, thuhet në një deklaratë për media të Grasso.