Është mbyllur me sukses dita e parë e turneut të parë të hendbollit “Arsim Idrizi” në Shkup. Hapja e edicionit të parë në nder të ish-hendbollistit të ndjerë Arsim Idrizi u bë mesditën e kësaj të shtune nga ora 16:00 në palestrën “Enver Idrizi” në një numër të kënaqëshëm të shikuesve që kishin ardhur për të ndjekur këtë turne.

Në ditën e parë triumfuan nikoqirët KH Rinia dhe Vëllazërimi i Gjakovës. Ndeshja e parë u zhvillua ndërmjet Rinisë dhe Elbasanit, me nikoqërët e turneut që fituan ndeshjen me rezultatin 34:25.

Ndërkohë ndeshja e dytë në program të turneut “Arsim Idrizi” ndërmjet Trepçës së Mitrovicës dhe Vëllzarimit të Gjakovës solli spektakël mbi parket. Takimi u fitua nga Vëllazërimi në sekondat e fundit të ndeshjes me shfirat e ngushta 29:28.

Turneu “Arsim Idrizi” vazhdon neser me ndeshjet finale. Nga ora 11:00 do të luhet përballja për vendin e tretë ndërmjet Elbasanit dhe Trepçës, ndërsa finalja e madhe luhet nga ora 13:00 mes KH Rinia dhe Vëllazërimit.