Khabib me dedikim: Kur Allahu është me ty, askush nuk mundet të të thyej – faleminderit baba për gjithçka

Khabib Nurmagomedov nuk gaboi ndaj Justin Gaethje dhe kështu me një fitore në UFC 254 u shpall kampion padiskutueshëm në kategorinë e peshave të lehta.

Marketing

32-vjeçari pas duelit njoftoi se kjo është ndeshja e tij e fundit dhe kështu do të pensionet nga sporti i MMA, pasi i kishte premtuar nënës se tij dhe që nuk dëshiron të futet në kafaz pa babain e tij në krah, i cili ka ndërruar jetë muaj më parë.
Lidhja mes Khabib dhe Abdulmanap Nurmagomedov ishte e madhe, pasi ky i fundit ishte edhe trajner i tij.
Normalisht që postimi i parë në Instagram pas fitores ishte dedikim për Zotin dhe falënderim për të gjitha ato që i kishte bërë babai për atë.

“Kur Allahu është me ty, askush nuk mund të të thyej, askush. Faleminderit baba për gjithçka, ti mi mësove të gjitha në jetë, Allahu të dhëntë parajsën më të lartë”, shkroi Khabib.

Djaloshi nga Dagistani u pensionua si i pamposhtur, ky kishte një rekord prej 29 fitoresh.