Mesfushorët e Juventus, Sami Khedira dhe Emre Can janë lënë jashtë listës së lojtarëve të thirrur për ndeshjen e ardhshme të Gjermanisë.

Arsye e mospërfshirjes së Khediras në këtë listë është lëndimi që ai ka pësuar në kofshë, kurse Can nuk ka bindur me formën e tij.

Në anën tjetër sulmuesi i Schale 04, Mark Uth është ftuar për herë të parë nga përfaqësuesja gjermane.
Djelmoshat e Joachim Low do të luajnë ndaj Holandës dhe Francës në kuadër të ligës së Kombeve.