Juventusi ka njoftuar se mesfushori gjerman Sami Khedira e ka zgjatur kontratën me klubin deri më 2021.

Gjiganti italian njoftoi në një komunikatë në uebsajtin e vet se marrëveshja e re e Khediras përfshinë edhe opsionin për zgjatjen e kontratës për edhe një vit tjetër.

Gjermani iu bashkua bardhezinjve nga Real Madridi si lojtar i lirë tri vite më parë. Që prej atëherë ai i ka shënuar 20 gola në 113 paraqitje, si dhe e ka fituar tri herë Serinë A dhe po ashtu tri herë Kupën e Italisë.

Khedira e ka arritur një herë edhe finalen e Ligës së Kampionëve me Juventusin.

https://twitter.com/twitter/statuses/1039805483018842112