Khedira largohet nga Juventus, transferohet në Turqi

kuadra turke, Fenerbahçe, thuhet se është interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Juventusit, Sami Khedira.

Marketing

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Fener janë duke bërë përpjekje të mëdha për të transferuar mesfushorin gjerman.

32 vjeçari pritet të largohet nga Juve këtë verë, pasi i është rritur konkurrenca pas transferimit të Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.

Ai ka shënuar 21 në 87 paraqitje për ‘Zonjën e Vjetër’, duke fituar edhe katër tituj të Serie A në katër sezone.

Khedira mund të zëvendësojë Eljif Elmas, i cili është pranë kalimit te Napoli në Serie A

Marketing