‘Kiameti’ po ndodh në Arabinë Saudite!

Arabia Saudite është vërshuar pas reshjeve të fundit qe po ndodhin në këtë vend.

Marketing

Që nga 10 nëntori Arabia Saudite është përfshirë nga të reshura të shiut që nuk mbahen mend.

Se ç’gjendje e keqe mbretëron atje, tregon edhe fakti se nga moti i ligë kanë vdekur dhjetëra njerëz e janë bërë edhe dëme të mëdha materiale.

Gjatë disa ditëve të shkuara në Arabinë Saudite nga reshjet dhe vërshimet kanë vdekur 30 persona, kumton Saudi Gazette.
Shërbime për shpëtim kanë njoftuar se kanë evakuuar rreth 4,000 veta nga rajonet e vërshimeve që kanë ndodhur në afërsi të Xhedasë.

Uji në këto pjesë ka mbuluar pothuaj tërësisht shkretëtirën e shumë dëshmitarë thonë se vërshime të tilla nuk kanë parë e nuk kanë përjetuar kurrë.

Marketing