Prej dy vitesh është përfolur se Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë në një lidhje, por dyshja gjithnjë e ka mohuar pavarësisht fotove ku kapeshin mat.

Megjithatë duket se Kiara dhe Butrinti janë ndarë e këtë e tregojnë deklaratat e tyre të fundit.
Butrinti i ftuar mbrëmë në “Shiko kush luan”, deklaroi hapur që me Elvana Gjatën do shkonte shumë si çift duke e harruar Kiarën.

Ndërsa Kiara e ftuar sot në “Soiree” ka treguar se lidhjen me Butrintin as nuk do që t’ja përmendin pasi i ka humbur vlera.
Jonida Shehu e pyeti Kiarën nëse duhet pasur një lidhje me një personazh publik për t’u arritur fama, duke iu referuar lidhjes së saj me Butrintin dhe Kiara u përgjigj: “Skandalet apo pjesa e showbizit, e portaleve të jep një farë popullariteti dhe e pranoj”.

Më pas Jonida e pyeti nëse lidhja e saj me Butrintin ka ndikuar tek fama dhe Kiara u përgjigj: “Nuk më pëlqen ta përmend pasi është përfolur aq shumë sa tani i ka humbur edhe vlera”.