Kiçeec duhet të paraqitet në burg!

Gjykata Penale tashmë ka shkruar urdhrin për vuajtjen e dënimit me burg për Zoran Milevski – Kiçeec, i dënuar me tre vjet burg për rastin “Reket”.

Marketing

Ende nuk dihet se kur dhe në cilin burg duhet të paraqitet Milevski, pasi Gjykata Penale pret që urdhri t`i dorëzohet vetë Milevskit dhe avokatit të tij. Në bazë të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, Kiçeec ka të drejtë të shtyj vuajtjen e dënimit.

Ai u dënua me tre vjet burg, pasi u deklarua fajtor si i akuzuar i tretë në rastin “Reket”. Përveç tij, për zhvatje të rreth një milion eurove, në rastin “Reket”, të dënuar janë edhe Bojan Jovanovski – Boki 13, si dhe ish-shefja e Prokurorisë Speciale Katica Janeva.

Marketing