Kida ka një surprizë të bukur për ju!

Orhidea Latifi, apo Kida siç e njohin të gjithë, është njëra nga këngëtaret e estradës e cila ka një numër të madh të fansave.

Marketing

Këngëtarja simpatike Kida, po vazhdon të jetë ende mjaft e pëlqyer dhe aktive me këngë e projekte të shumta, shkruan “Kosovarja”.

Kjo ka bërë që ajo të jetë shumë afër me publikun përmes postimeve të ndryshme që ndanë në rrjetet sociale.

Në imazhet e fundit të publikuar duket mahnitëse. Lirisht mund të themi se ajo duket më bukur se asnjëherë tjetër.

Teksa me këto fotografi të mrekullueshme ka lënë një mbishkrim, që na bënë kuriozë të gjithëve.

“Unë kam një surprizë të bukur për ju”, ka shkruar Kida duke na lënë të kuptojmë se bëhet fjalë për ndonjë projkt të ri.

Se cila është surpriza e saj, mbetët të shihet.

Ndryshe, ‘Ka je’ është kënga e fundit e saj.