Kida sjell imazhe me bikini nga pushimet luksoze në Turqi(Foto)

Këngëtarja Kida, ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lyrical Son, “Deja Vu”.

Marketing

Kënga është pritur mirë nga fansat e të dyve, gjersa pas punës për këtë projekt, Kida ka vendosur që të shijojë disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur bregdetin turk, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa poza atraktive në bikini.

Këngëtarja e vërtetoi edhe njëherë se gjendet në formë të shkëlqyer trupore, duke mos hezituar t’i shfaq linjat me rroba banje.

Ajo është duke i shijuar këto ditë të mira pushimi në një nga resortet më luksoze të Bodrumit, në Turqi.

Përndryshe, Kida vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë me projekte muzikore dhe koncerte të shumta.