Gazetari Mentor Kikia shpjegoi në “Ilva Now” se si duhet të veprojë Partia Demokratike që tani e tutje sipas tij, në mënyrë që të ketë një rezultat më të mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Z. Kikia tha për PD-në se duhet të dalë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme, si edhe të gjejë një udhëheqës dhe një strukturë organizative e cila do të jetë e aftë për t’u përballur me Partinë Socialiste.

“Nëse ne themi se PS duhet mundur me frymë, unë mendoj se PD në këto zgjedhje, më shumë kishte frymë se sa kishte kalkulime konkrete. Duhet një PD që të zbresë në terren që tani për zgjedhjet e ardhshme dhe jo dy muaj para zgjedhjeve. PD-ja duhet të gjejë një udhëheqës dhe një strukturë organizative që të përballet me PS-në”, u shpreh z. Kikia

“PD-ja duhet të zbresë në terren dhe të organizojë zgjedhjet e ardhshme dhe të mos ecë me idenë se na ka ardhur radha dhe do të dalim dy muaj para”, shtoi ai.

Mentor Kikia tha se në Shqipëri pritet që Partia Demokratike të jetë një model i demokracisë, mirëpo sipas z. Kikia në një vend ku sipas tij demokracia nuk është ende në nivelin e duhur, një parti nuk mund të përbëjë model të demokracisë.

“Po i kërkojmë PD-së që të jetë shkolla e demokracisë në Evropë. Unë mendoj që përpara se të jetë modeli i demokracisë, ku ta gjejmë të jetë, por s’mund të jetë një parti e veçantë modeli i demokracisë, në një shoqëri ku demokracia është shumë çalamane”, tha Mentor Kikia.

Sipas z. Kikia, PD-ja duhet të pranojë humbjen pasi rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, por megjithatë duhet ta çojë deri në fund procesin e kallëzimeve, në mënyrë që të vendoset drejtësi.

“Nuk ka çfarë t’i pranojë më humbjes, humbja ka mbaruar. Procesi i kallëzimeve dhe i ndjekjeve duhet të vazhdojë deri në votën e fundit dhe kjo nuk ka pikë dyshime. Thjesht do të bëhet drejtësi, nëse do të bëhet ai rezultat zgjedhjesh nuk do të  tjetërsohet”, u shpreh z. Kikia.

Artikulli paraprakNjerëzit që pinë çaj ‘rusi’ çdo ditë kanë zemër më të shëndetshme
Artikulli tjetërEnca vjen me foton nga prapa në bikinit ngjyrë rozë