Kim Jong shkon në Rusi – takon Vladimir Putinin

Kim Jong-un i Koresë së Veriut dhe Vladimir Putin i Rusisë kanë premtuar të rrisin lidhjet ndërmjet tyre.
Të dy udhëheqësit shtrënguan duart në Ishullin Russky pranë qytetit të Vladivostok, në Rusi.

Marketing

Kremlini zyrtar tha se udhëheqësit do të diskutojnë për denuklearizimin, por Kim gjithashtu pritet të kërkojë mbështetje nga Rusia pas mosmarrëveshjeve të krijuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kim Jong-un dhe Donald Trump në bisedimet e tyre nuk arritën një marrëveshje mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.
“Unë jam i bindur që vizita juaj sot në Rusi do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se si mund ta zgjidhim situatën në gadishullin Korean dhe çfarë mund të bëjë Rusia për të mbështetur proceset pozitive që po ndodhin aktualisht”, tha Putin.

Ndërsa Jong-un se ky është “një takim shumë i dobishëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilët kanë një miqësi dhe histori të gjatë”.

Marketing