Lideri i Koresë së veriut, Kim Jong-un ka arritur të shtunën në Hanoi të Vietnamit, vendi ku pritet të mbahet samiti i radhës në mes të liderit Jong-un dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Samiti i radhës në mes të dy liderëve është planifikuar të ndodhë të mërkurën dhe të enjten në Vietnam. Takimi i fundit në mes të dy liderëve u zhvillua në Singapor. Takimi i javës tjetër pritet të shfaq progresin në denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Mediat lokale të Koresë raportuan se Kim Jong-un do të zhvillojë një vizitë miqësore në Vietnam si pjesë e agjendës para takimit.

Përkundër simpatisë së presidentit Donald Trump ndaj liderit Korean, që nga samiti i fundit raportet janë konsideruar të ngrira.

Por, disa ditë para takimit të shumëpritur, agjenda mbetet e paqartë.