Kim Kardashian kritikohet rëndë pasi zgjodhi Turqinë që të prodhonte produktet e saja

Produkti më i ri i Kim Kardashian quhet SKIMS, dhe jave veshje të brendshme që formësojnë trupin. Brenda minutave të para që kur u lansua produkti Kim Kardashian fitoi 2 milion dollar duke vendosur kështu një rekord të ri.

Marketing

Ky koleksioni u nis në shtator të vitit të kaluar si një projekt pasioni nga Kim Kardashian e cila beson bindshëm në fuqinë e këtyre të brendshmeve formësuse për ta transformuar çdo veshje.Së fundmi Kardashian ka ndërmarrë një hap të papritur për markën e saj të re. Ajo ka paralajmruar se do ta prodhojë veshjet SKIMS në Turqi.

Ky vendim nuk ka tërhequr vetëm vëmendjen e fansave të saj por edhe vëmendjen e Komiteti Kombëtar Armen të Amerikes , të cilet e kanë kritikuar rënde Kimi-n se po ndihmon ekonominë e një vendi që shkaktoi gjenocid në Armeni.Në rast se nuk e dinit, gjenocidi armenian ishte vrasja sistematike e 700,000 deri 1.5 milion armenëve në atë që tani është Turqia nga 1914-1923. Turqia ka mohuar gjithmonë se gjenocidi është një term i saktë për vdekjet, por ata pranojnë se armenët u vranë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social twitter ka thënë se: “Ne u këshilluam me ekspertë dhe kontrolluam globalisht për opsionin më të mirë, e cila u gjet në Turqi. Ne besojmë fuqimisht kundër diskriminimit të çdo lloji; kundër kujtdo ose ndonjë kombi bazuar në të kaluarën”.Kim ka qenë gjithnjë e zëshme në mbështetjen e saj për Armeninë dhe i ka bërë thirrje qeverisë amerikane të njohë gjenocidin armen në të kaluarën.

Marketing