Kina drejt normalizimit, nuk raportohen raste të reja me COVID-19

Kina, shteti nga ku lindi COVID-19, sa vjen e normalizohet në situatën e saj të emergjencës.

Marketing

Për herë të parë që prej shpërthimit të koronavirusit nuk është raportuar asnjë rast me COVID-19.

Ndërsa në epiqendrën e këtij virusi që ishte Wuhani në 24 orët e fundit janë raportuar tetë vdekje.

Megjithatë, sugjerimi i ekspertëve është që Wuhani duhet të regjistrojë 14 ditë radhazi pa asnjë rast të ri me COVID-19 në mënyrë që të të lehtësojë masat dhe të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Kina raportoi më shumë se 81,000 të infektuar dhe mbi 3000 të vdekur.

Marketing