Kina i dhuron 100 mijë vaksina RMV-së

Gjatë ditës së sotme mbërritën 100 mijë vaksinat kineze në Maqedoni.
Në poliklinikën “Jane Sandanski” arritën edhe edhe 100 mijë vaksinat “Sinofarm” që u dhuruan nga Republika Popullore e Kinës.

Marketing

Kjo është një shenjë tjetër e rëndësishme e solidaritetit midis Kinës dhe Maqedonisë Veriore në luftën kundër Pandemis pas shpërndarjes së 200,000 vaksinave Sinofarm në Prill, tha ambasadori kinez.

“Donacioni i 100,000 dozave të vaksinave Sinofarm nga ushtria kineze është një tjetër veprim konkret për të zbatuar deklaratën e kryetarit Xi Jinping për të siguruar vaksinat si një e mirë publike në të gjithë botën në mënyrë që të konfirmojë rezultatin e samitit të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe duke demonstruar frymën e huasë së ndihmës midis dy vendeve tona ushtarake.”, tha Zhang Sou, Ambasador rp i Kinës

Mbërmë përmes sistemit Kovaks kanër arritur 38,400 vaksina Astra Zeneka dhe do të jenë të destinuara për rivaksinimin dhe vaksinimin e qytetarëve mbi 60 vjeç.

Ai sërish tha se vaksina është e vetmja armë që e kemi kundër pandemisë, ndërsa në kutitë e vaksinave të dhuruara shkruan “Miku në telashe është më i afërt se një vëlla”.