Kina paralajmëron: SHBA-ja nuk duhet të ndërhyjë në çështjen e Hong Kong-ut

Në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit që të marrin pjesë në debat, dhjetëra mijëra aktivistë bllokuan rrugët kryesore rreth selisë qendrore të qeverisë në Hong Kongun qendror.

Marketing

Ministria e jashtme e Kinës tha më 14 qershor se thirri një zyrtar të lartë të ambasadës amerikane për të paraqitur përfaqësime të ashpra mbi veprimet e fundit të SHBA lidhur me Hong Kongun dhe i kërkoi Uashingtonit të ndalonte menjëherë ndërhyrjen në punët e qytetit.

Zëvendës ministri i Jashtëm, Le Yucheng thirri Robert Forden, zëvendësshefin e misionit të SHBA në Pekin dhe i kërkoi Uashingtonit të mos ndërmarrë asnjë veprim që dëmton prosperitetin dhe stabilitetin e Hong Kong-ut.

Rreth 1 milionë njerëz kanë dalë në rrugët e Hong Kongut për të protestuar kundër ndërhyrjes në rritje të Pekinit tek autonomia dhe shteti ligjor i Hong Kongut.

Marketing