Kina përgjigjet ndaj kritikave të Trumpit për koronavirusin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtuar së fundmi kritikat kundër Kinës, duke thënë se ky shtet nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndalur koronavirusin kur është shfaqur për herë të parë në Vuhan dhe Hubei.

Marketing

Në Kinë këto akuza janë hedhur poshtë. Pekini ka mohuar pretendimet se nuk ka njoftuar botën me kohë, se nuk ka qenë transparente dhe supozimet se virusi është i lidhur me një laborator në Vuhan.

Teksa në këto deklarata është kritikuar edhe vetë Trump, mediat kineze kanë cilësuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo si “djall” dhe “të çmendur”, pasi ai ka pretenduar se ka të dhëna që virusi është i lidhur me një laborator kinez.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Mbi 1.2 milion persona janë infektuar, derisa mbi 68,000 pacientë kanë vdekur, si pasojë e këtij virusi.

Marketing