Kina ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë regjistroi një rast të ri të koronavirusit të konfirmuar rishtazi në Shanghai dhe 15 raste të reja asimptomatike, sipas një deklarate të lëshuar të martën, raporton Cnn.

Asnjë vdekje dhe asnjë rast i ri i dyshuar nuk u regjistruan të hënën, sipas NHC.

Rasti i Shanghai u klasifikua si i importuar, ndërsa 15 infeksionet e reja asimptomatike ishin raste lokale.

Në total, Kina zyrtarisht ka raportuar 82.881 raste të konfirmuara. Janë liruar gjithsej 77,853 raste.

Një total prej 4,633 njerëz kanë vdekur pasi kontraktuan virusin në Kinën kontinentale.